Aksidenti i rëndë në Sarandë, 3 të miturit transportohen me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme, 21 nëntor, në Sarandë, në aksin Stjar-Brakaj.

Të plagosur mbetën tre adoleshentë të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës për mjekim të specializuar.

Mësohet se Frenki Hamiti 13 vjeç dhe Orest Kalo 14 vjeç u dërguan me ambulancë në mesnate, ndërkohë që 14-vjeçari Arjol Dervishaj, i mituri që ndodhet në gjendje më të rëndë, për shkak të gjendjes së tij është transportuar mëngjesin e sotëm me helikopter drejt spitalit të Traumës.

Automjeti është bllokuar dhe dyshohet se është në pronësi të babait të njërit prej adoleshentëve, i cili ishte dhe shofer./albeu.com


Shtuar 22.11.2023 08:34