Foto ilustruese
Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 11:40 në rrugën Rahovec – Xërxë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj. Ai ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Ai tha se viktima është i moshës madhore dhe se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF-në e Rahovecit.
Sipas Elezajt, personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor dhe pastaj është shoqëruar në Polici.
“Njësitet relevante të policisë kanë dalë ne vend-ngjarje si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është duke vazhduar me hetime”, tha ai./Express/