Një aksident i rëndë dhe me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme (12 maj) në Vlorë. Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 11:10, në aksin rrugor Panaja-Novoselë, A.H., 34 vjeç, banues në Novoselë, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin.
Për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur. 34-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga goditja.
Të lidhura
None found
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
