VIDEO / Aksident i rëndë në Durrës, makina përplaset me karburantin, 2 persona në gjendje kritike

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit.

Një makinë me shpejtësi mësohet se është përplasur me një karburant. Katër persona janë nisur drejt spitalit për mjekim, ndërsa 2 janë në gjendje të rëndë.

“Rreth orës 20:15, në autostradën isDurrës-Tiranë, shtetasi M. Ç., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/albeu.com