Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cërrik/ Përmbyset trajleri me skrap, zë poshtë një makinë, dyshohet për të plagosur

Mëngjesin e sotëm rreth orës 04:40, një trajler i ngarkuar me skrap është përfshirë në një aksident të rëndë, në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Cërrik.

Automjeti tip trajler, pasi ka humbur drejtimin e lëvizjes është përmbysur mbi një autoveturë.

Ende nuk dihen saktë pasojat e këtij aksidenti të rëndë. Paraprakisht dyshohet për të plagosur

Policia ka mbërritur në vendngjarje së bashku me forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për largimin e trajlerit nga rruga dhe nxjerrjen e personave nga autovetura që mbeti poshtë automjetit të tonazhit të rëndë.


Shtuar 15.07.2024 07:26