Aksident i rëndë, makina përplaset me autobuzin, dy të vdekur dhe dy fëmijë të lënduar

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm ku një makinë është përplasur me autobusin në aksin Prishtinë-Podujevë.

Të lidhura

None found

Për pasojë viktima kanë mbetur dy persona ndërsa janë plagosur edhe dy fëmijë, siç bëhet me dije nga burimet zyrtare të policisë.

Mësohet se viktimat janë një 35-vjeçare me inicialet M.S dhe një 36-vjeçar me inicialet Sh.S.

Njoftimi i Plotë nga policia e Kosovës:

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë .

Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupat e viktimave :

Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër, 35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”.