Një aksident i frikshëm ka ndodhur në zonën e Belshit.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në arë, ku më pas ka shpërthyer në flakë.
Kanë qenë qytetarë të rastit që kanë nxjerrë në kohë nga makinë nënën me fëmijët e saj binjakë, pa shpërthyer ende në flakë, të cilët janë transportuar më pas me një mjet privat drejt spitalit të Beratit.
Ende nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.