“Ajo është speciale”, djali i Pirro Çakos dhe Inva Mulës prezanton të dashurën (FOTO LAJM)

Antoni Çako, djali i ish-çifitit Inva Mula dhe Pirro Çako prej vitesh jeton në Francë dhe duket se nuk është larg pasionit të prindërve për muzikën, veçse në një formë tjetër.

Anthony është i apasionuar pas muzikës elektronike dhe ka ndjekur edhe studimet në këtë drejtim.

Për shkak se prindërit e tij janë një ndër ish-çiftet më të famshme në vend, edhe Antoni ka marrë vëmendjen e mediave shqiptare dhe bëhet herë pas here pjesë e tyre, shkruan Albeu.com.

Së fundmi Antoni ka publikuar të dashurën e tij në Instagram me disa foto shumë interesante krah të cilave shkruan: Ajo është special.

Alice Blu, që nga emri e kuptojmë se e dashura e tij nuk është shqiptare. Edhe Alice ka shpërndarë postimin e Antoni duke shkruar: Dashuria ime.

Kujtojmë se pak ditë më parë lajmi se Pirro Çako është bërë baba për herë të dytë surprizoi rrjetin dhe pse kantautori vazhdon të mbaj çdo detaj secret./albeu.com/


Shtuar 11.05.2021 10:16