Agjenti i Messit në Barcelonë, nisin bisedimet për rinovim (FOTO LAJM)

E ardhmja e Lionel Messi ka ende mundësi të jetë në “Camp Nou”.

Babi i argjentinasit, njëkohësisht agjenti, Jorge Messi ka zbarkuar në Barcelonë,  duke biseduar me presidentin e klubit, Joan Laporta që në ditët në vijim të nisin negociatat për rinovimin e kontratës.

Laporta ka besim të plotë që Messi do qëndrojë dhe ditët e ardhshme do jenë vendimtare.


Shtuar 18.04.2021 21:16