22 persona kanë humbur jetën pas dy tërmeteve të njëpasnjëshme në Afganistan.
Sipas të dhënave nga Shoqëria Gjeologjike e SHBA (USGS), tërmetet me magnitudë 4.9 dhe 5.3 kanë prekur provincën veriperëndimore të Badghis, ku shkaktuan shembje shtëpish dhe ndërtesash.
Një zëdhënës tha për AFP se në mesin e viktimave ishin dhe 4 fëmijë.
Sipas bilanceve paraprake, më shumë se 700 shtëpi ishin dëmtuar, raporton albeu.com.
Tërmetet mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në Afganistan, ku shumë banesa nuk janë aq të qëndrueshme apo të ndërtuara mirë./albeu.com