A mund të bëni plazh këtë fundjavë? Meteorologia tregon sa arrijnë temperaturat, a do të ketë reshje shiu

Dje përcollëm një ditë mjaft të nxehtë, për të pritur sot një ditë akoma më të nxehtë. Edhe në zonat malore pritet që termometri të kalojë vlerën e 30 gradë celciuve, ndërsa në zonat perëndimore termometri luhatet nga 19-36 gradë celcius.

Temperatura mjaft të larta këto për muajin qershor. Ajo çfarë pritet në vijim për 3 ditët e ardhshme do të kemi të njëjtën tablo termike dhe sinoptike. Kthjellimet do të mbizotërojnë pjesën më të madhe të 24 orëshit, jo vetëm për ditën e sotme, por edhe të shtunën dhe të dielën.

Vranësirat do të jenë prezente gjatë pasditeve të 3 ditëve në vijim, por mundësia për reshje krijohet vetëm në zonat e izoluara kryesisht në skajin verior.

Është dita e hënë ajo që sjell diçka më të konsiderueshme në aspektin e zhvillimit të vranësirave dhe prezences së reshjeve, por sërish mbeten të limituara në skajin verior dhe shtrirjen lindore, bën me dije Tanja Porja.

Ndërsa temperaturat vijojnë të larta, sot, nesër dhe deri të hënën. E shtuna do jetë akoma më e nxehtë se ditën e sotme për të patur një rënie të lehtë ditën e diel, por që do të jetë e pandjeshme./albeu.com/


Shtuar 3.06.2022 16:33