Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi sot ushtarët izraelitë të dislokuar jashtë Rripit të Gazës, njoftoi zyra e tij, duke publikuar një video të takimit.
Netanyahu dëgjohet duke pyetur ushtarët: “A jeni gati për fazën tjetër? Faza tjetër po vjen”.
עם הלוחמים שלנו בעוטף עזה, בקו החזית. כולנו מוכנים.
(צילום: אבי אוחיון, לע״מ) pic.twitter.com/TiGzHcWhPK
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) October 14, 2023
Ai nuk ka dhënë më shumë detaje në video, ku vetëm shihen ushtarët duke tundur kokën në përgjigje të pyetjes së tij.
Palestinezët ikin masivisht nga veriu i Gazës.
Ndërkohë, mijëra palestinezë po ikin nga Rripi verior i Gazës përpara një operacioni tokësor të pritshëm izraelit në zonë, ndërkohë që Izraeli vazhdon sulmet ajrore dhe thotë se do të mbajë dy vendkalime të hapura për lëvizjen e popullsisë në jug.
Izraeli u kishte dhënë kohë banorëve deri të shtunën në mëngjes që të largoheshin. Duke qenë se ky afat po përfundonte, ai tha se mund të garantonte lëvizjen e tyre të sigurt nëpër dy rrugëve deri në orën 16.00.
Forcat izraelite të grumbulluara rreth enklavës palestineze po “përgatiten për fazën tjetër të operacioneve”, tha zëdhënësi i ushtrisë nënkoloneli Jonathan Conricus.
Hamasi akuzon Izraelin se ka bombarduar autokolonën e civilëve
Në të njëjtën kohë, Hamasi akuzon Izraelin se ka bombarduar një kolonë të civilëve palestinezë që po shkonin drejt jugut. Të paktën 70 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, u vranë dhe 200 u plagosën./Albeu.com