A jam dashuruar me personin e gabuar?

Të qënit i dashuruar me dikë shpesh shoqërohet me ‘flutura në stomak’ dhe verbëri. Ka raste kur personat e dashuruar mashtrojnë veten edhe pse faktet tregojë se personi që kanë pranë nuk është I duhuri për ta. Dhe përfundimi është lëndimi, dhe është vonë për t’i thënë vetes, pse nuk e kisha kuptuar më parë. Edhe pse ndoshta nuk do t’i konsideroni pasi dashuria bën të vetën, më poshtë keni disa sinjale që tregojnë se jeni dashuruar me personin e gabuar.

Ju vazhdimisht kërkoni që të kaloni kohë me të, ndërsa merrni veç injorime

Unë do t’ju telefonoj më vonë. Sot isha i zënë, do të flasim nesër. Jam shumë i lodhur për të folur. Nëse të gjitha këto fraza ju duken të njohura, duhet ta mendoni seriozisht a është ky personi I duhuri për mua.

Komunikoni shumë pak

Partneri juaj ju shmang vazhdimisht dhe nuk pranon të flasë me ju për gjërat e veta. Qofshin probleme ose thjesht ndodhi të bukura, kjo sepse nuk ju beson ose thjeshtë nuk ju konsideron të rëndësishëm.

Veprimet e tyre nuk përputhen me fjalët

Ka shanse që ai/ ajo mund të jetë një folës shumë i ëmbël, mbëshetës, por kjo nuk do të thotë që ato fjalë do të përmbushen. Nëse shihni se fjalët që parneri ju ka thënë nuk korrespondojnë me veprimet që ai bën hiqeni perden nga sytë dhe mendoni a ja vlen kjo marrëdhënia juaj.


Shtuar 29.10.2021 21:08