Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se të gjithë të pavaksinuarit duhet të vaksinohen sa më parë për të shmangur fatalitetet.
Ndërsa për sa i përket vaksinimit të fëmijëvë, mjeku i njohur shprehet kundër dhe jep arsyet për këtë mendim.
Por i pyetur për vaksinën me efektive, Alimehmeti u shpreh nw News 24 se Pfizer dhe AstraZeneca janë vaksinat më efektive.
“Kemi vetëm një vaksinë të aprovuar plotësisht. Pfizer, që e kemi edhe në Shqipëri. Më pas ngadalë ne e shohim që efekti është në rënie dhe studimi më i mirë është nga shtetet që i kanë edhe vaksinat tona. Efekti është shumë i lartë me Pfizer, është variabël i fortë me AstraZeneca dhe shumë i ulët me Sputnik V dhe Sinofarm. Si rrjedhojë këshilla ka qenë Pfizer dhe Astra Zeneca. Në shtetet që i përdorin nuk nevojitet një dozë e tretë, ndërsa ata që përdornin Sinovac, mbi personat 60 vjeç duhet të bëjnë vaksinën e tretë”, u shpreh mjeku.
Ai sqaroi se fëmijët nuk duhet të vaksinohen.
“Fëmijët nuk duhet të vaksinohen. Mosha në mjekësi nuk është e ndarë me thikë. Pragjet në mjekësi nuk janë të ndara, por po të kthehemi tek fëmijët apo adoleshentët shohim, së pari fatmirësisht ata nuk sëmurën rëndë. Koncepti i dytë është transmetimit, që ata mund t’ja transmetojnë të tjerëve. Ky koncept qëndron. Vaksina qartësisht nuk e bllokon transmetimin. Kjo është e qartë. Vaksinën ja kemi ofruar të gjithë të vjetërve. Tani e kanë të gjithë të mundur ta bëjnë vaksinën. Koncepti i kësaj është se nuk do veje fëmijën para rrezikut”, u shpreh mjeku./albeu.com