Gjatë shtatë ditëve të fundit, mbrojtësit e viktimave në mbarë Kosovën, në kuadër të Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, kanë trajtuar gjithsej 46 raste të reja. Sipas të dhënave, 36 prej tyre kanë qenë raste të dhunës në familje, 2 të trafikimit me njerëz, 1 rast dhunimi dhe 1 rast tentim dhunimi.
Nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit është bërë e ditur gjithashtu se është trajtuar edhe 1 rast për krime lufte, 5 raste të mospërfilljes së Gjykatës, 6 kërkesa për urdhër mbrojtje, 11 kërkesa për urdhër mbrojtje emergjente, 4 kërkesa për ndryshim të urdhrit të mbrojtjes, 2 kërkesa për vazhdimin e tij dhe 1 kërkesë për ndërprerje.
Të lidhura
None found
ZKPSH-ja trajtoi po ashtu 1 ankesë, 2 parashtresa, 5 aktvendime të aprovuara, 1 aktvendim të refuzuar, 85 seanca gjyqësore, 13 seanca në prokurori, 110 këshilla juridike, 17 aktgjykime dënuese, 2 aktgjykime liruese, 1 aktgjykim refuzues, 1 përfaqësim të rastit në polici, 2 referime të rastit në ANJF dhe 7 referime të rastit në QPS.
