“Jam si kokrra e qepës”, Rama kthen në komedi marrjen e dozës së tretë të vaksinës: Më ka bërë magji Iluminati (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama përmes një video në rrjetet sociale njofton se pas dozës së tretë të vaksinës ndihet më në formë se kurrë, teksa shkruan: Vaksinë me short! Jam si kokrra e qepës!

Të shumta kanë qenë komentet në këtë video të Ramës, dhe përgjigjet e vetë kryeministrit.

Komentuesi: Po po! Te dora e majte uje me kripe. Te e djathta uje me limon

 Rama: Ujë me sheqer tek e majta dhe me limontoz tek e djathta

Komentuesja: Nje pyetje kam , kushtet per mbajtjen dhe transportin e vaksinave jane respektuar? E kam fjalen per temperaturat ku mbahen vaksinat? Kam lexuar qe ndryshimi ne temperaturen nga temperatura e rekumanduar ben qe vaksina te skadoje.

E kuptoj qe eshte psikologjike gjith kjo po ti vet i ke kontrolluar? Se mos te kane bere dhe ty uji me kripe dhe nuk ke marre vesh gje.Ministrja eshte vajze e mire e njof po shkolle per keto pune nuk ka bere nuk do te thot gje po jane ca gjera qe mire do ishte te na i kishe sqaru. Vetem aman : don’t patronize me .

Rama: E pra sapo kam marre sot nje vaksine te skaduar une vete, sepse me ka bere magji IIluminati./albeu.com/