Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku një person është qëlluar me thikë.
Paraprakisht raportohet se ngjarja ka ndodhur minibashkisë.
Të lidhura
None found
Dyshohet se i plagosuri është shtetasi Dritan Aga, i cili thuhet se është futur në sherr me një tjetër person, teksa ka qenë duke hedhur mbeturinat në zonë.
Konflikti verbal mes dy personave ka agravuar deri në përdorimin e thikës, çka ka shkaktuar plagosjen e Agës.
Ndërsa raportohet se autori është zhdukur nga vendngjarja.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nga sherri i ndodhur në “Ali Dem” i plagosur ka mbetur dhe një 61-vjeçar i cili është dhunuar fizikisht nga i riu 32-vjeçar që plagosi me thikë Agën. Dy të plagosuri raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin mjekimin e nevojshëm mjekësor.
“Në rrugën “Hodo Beg”, gjatë një konflikti dyshohet për motive të dobëta, është dëmtuar me mjet prerës shtetasi D. A., rreth 41 vjeç si dhe me grushte shtetasi J. G., rreth 61 vjeç.
Autori i dyshuar i rastit është shtetasi E. J., rreth 32 vjeç, i cili është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Policisë po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij” njofton Policia.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Në rrugën “Hodo Beg”, gjatë një konflikti dyshohet për motive të dobëta, është dëmtuar me mjet prerës shtetasi D. A., rreth 41 vjeç si dhe me grushte shtetasi J. G., rreth 61 vjeç.
Autori i dyshuar i rastit është shtetasi E. J., rreth 32 vjeç, i cili është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Policisë po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
