A do të rritet çmimi i energjisë më 1 nëntor? Reagon Rama: Lajm dyfish i rremë, nuk e kemi deklaruar kurrë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë një postimi në Twitter në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë.

Ai ka përsëritur për herë të dytë se çmimi nuk do të rritet dhe se ky është një lajm dyfish i rremë por nga ana tjetër ERE i ka kujtuar qeverisë se çmimi i rritur prej 42 lekësh për ata abonentë që shpenzojnë mbi 800 kWh, hyn në fuqi që prej datës 1 nëntor.

“Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë?”, shkruan Rama në një postim në Twitter./albeu.com

Postimi i Edi Ramës:

 


Shtuar 30.10.2022 17:24