A do të merrni pjesë në protestën kundër Vuçiç? Gazment Bardhi: PD nuk ka bërë asnjë thirrje!

A do ti bashkoheni protestës së Sali Berishës ditën e sotme kundër ardhjes së Vuçiç në Tiranë?

Gjatë një konference për shtyp, Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i PD, ka deklaruar se PD nuk ka bërë thirrje për asnjë lloj proteste.

Bardhi: Ka  një protestë kundër Vuçiç i cili mbërrin sot në Tiranë. Berisha u detyrua të thotë se do të jetë edhe për inceneratorët, por tani jam njohur se ka shtuar edhe katër shkaqe të tjera.

Unë kam bindjen që demokratët që i shtohen hallet ditë për ditë, duan largimin e regjimit të Ramës , pastaj arsyet për të protestuar çdokush i gjen vetë.

Sot PD nuk ka thirrur protestë, sot Berisha ka thirrur protestë kundër presidentit serb, arsyet përse i ka zgjedhur do të duhet media t’i hetojë. E rëndësishme është që demokratët të mos devijojnë nga qëllimi.

Pyetje: Pro apo kundër ardhjes së Vuçiç?

Bardhi: Jam kundër, por nuk jam polic trafiku dhe as punonjës dogane. Qëllimi është mbrojtja e interesit të çdo shqiptari në të gjithë rajonin , por e përsëris nuk jam doganier. /albeu.com/

 

 


Shtuar 20.12.2021 15:33