A do të jetë pjesë e Big Brother Vip? Greta Koçi thyen heshtjen dhe u jep fund thashethemeve (FOTO LAJM)

“Big Brother Vip” është programi më i ri që pritet të nisë në vjeshtë dhe formati i tij premton shumë.

Deri më tani në këtë show janë konfirmuar si pjesëmarrës, moderatorja sportive, Hygerta Sako, këngëtarja e muzikës popullore Valbona Mema dhe ish-fituesi i “Big Brother” dhe Vesel Kurtishaj.

Një ndër emrat e lakuara në media, është edhe emri i këngëtares Greta Koçi e cila e ka thyer heshtjen me një përgjigje të hapur në rrjetin social Instagram.

Ajo është pyetur nga ndjekësit e saj nëse do të ishte pjesë e “Big Brother Vip” dhe përgjigja e saj e prerë është “Jo”.

Rikujtojmë se moderatorja e këtij programi Arbana Osmani është shprehur shumë e lumtur për besimin e dhënë nga Top Channel për të drejtuar këtë format të ri të “Big Brother”. /albeu.com/

 


Shtuar 19.08.2021 18:24