Në deklaratën e tij për shtyp, një ditë pas shpalljes non grata, Sali Berisha është pyetur nëse do të lërë mandatin e deputetit. Sipas Berishës, shumë variante dhe hamendje mund të dalin, por hapi më i mirë është që t’i drejtohet gjykatës dhe tu tregojë se cili është Sali Berisha gjatë gjithë jetës së tij politike.
“Unë e kam këtë çështje dinjiteti.
Ngrita padi ndaj Sekretarit sepse është Sekreatari i cili ka firmosur dhe është, ai i cili përdori autoritetin e tij për të cënuar nderin dhe dinjitetin tim. Unë po i përgjigjem atij. Meqënëse nuk shkoj dot në Shtetet e Bashkuara tani, zgjodha një shtet siç është Franca.
Së par grupi parlamentar nuk ka asnjë lidhje me betejën time. Grupi parlamentar ka detyrat e veta. PD duhet të mbajë qëëndrimin më të mirë të mundshëm me ambasadën e ShBA-ve në Tiranë, por harmonizimi i platformave dhe objektivave duhet të evolvojë dhe do kohë”, tha Berisha.