“A do ta heqësh qafe si njeri apo e do…”/ Flori Mumajesi ngre pikëpyetje me postimin misterioz, zëri i Elvana Gjatës në sfond?

Prej kohësh i tërhequr nga jeta publike, Flori Mumajesi vijon të ngacmojë ndjekësit me postime enigmatike në rrjete sociale.

Kantautori publikoi së fundmi një “Instastory” në errësirë të plotë, ku dëgjohet një audio me tone të forta emocionale.

Në regjistrim, shfaqet edhe zëri i këngëtares Elvana Gjata, e cila dëgjohet duke thënë: “A do ta heqësh qafe si njeri apo e do… në jetën tënde, thuaj të drejtën tani”.

Më pas, Mumajesi i përgjigjet: “S’e di”, ndërsa audio ndërthuret me vargje nga kënga e tij “Pa jetë”:

“Si mund të t’dojë dikush ty nuk e di, kur ti e hedh në plehra atë dashuri”.

Në fund, dëgjohet sërish Flori teksa shton: “Historinë nuk e bën dot vetë”, përpara se të mbyllet me një kor fëmijësh që këndon të njëjtën këngë.

Ky postim ka lënë shumë hapësirë për interpretime, ndërsa fansat po spekulojnë nëse bëhet fjalë për një rikthim të artistit në muzikë apo një reflektim personal mbi të kaluarën.


Shtuar 8.09.2025 13:12

Tags: ,