A do rikthehet? Befason Ilir Meta: Jam si Cristiano Ronaldo, i kam parametrat për 18 vjeç

Presidenti Ilir Meta I është përgjigjur pyetjes nëse do të jetë sërish aktiv në politikë pas përfundimit të detyrës së tij si president.

Në studion e emisionit Opinion Meta u shpreh i prerë se do të rikthehet në politikë aktive pasi ndihet plot energji si një 18-vjeçar.

Pjesë nga biseda në studio:

Cila do të jetë e ardhmja juaj politike? Ishte kjo pyetja që bë Presidentit Ilir Meta gjatë emisionit Opinion. Kreu i shtetit vendosi që të shprehej shkurtimisht.

“Zotëri, jam si Cristiano Ronaldo, i kam parametrat për 18 vjeç”, u shpreh Meta.

Presidenti tha se do të përkushtohet ndaj Shqipërisë dhe mezi pret që të shkojë tek populli i 2 Marsit.

“Ajo që unë do të bëj, është një përkushtim i jashtëzakonshëm ndaj Shqipërisë. Mezi po pres të shkoj tek populli i 2 Marsit. Unë dëgjoj popullin e 2 Marsit në bulevard”, tha Meta.

Sipas Metës populli i 2 Marsit shpëtoi Shqipërinë pushtimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse nuk tërhiqeshin nga aksioni për pushtimin e Gjykatës Kushtetuese, unë do shpërndaja jo vetëm Parlamentin, por edhe Qeverinë”, tha Meta.

Meta tha se mezi pret të dalë nga zyra e presidentit dhe t’i rikthehet jetës politike.

“Do kthehem atje ku është vendi  i Metës, është me popullin shqiptar. Nuk do të jem në një politikë aktive, por në politikë super aktive, hiper aktive. Mezi po pres të dal nga kjo zyrë”, përfundoi presidenti./albeu.com/