Ditën e sotme Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e LSI-së për anulimin vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për karantinimin e qytetarëve që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqisë.
Kështu është lënë në fuqi karantinimi për 14 ditë për këdo që vjen nga Greqia dhe Maqedonia.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe presidenti si dhe avokati i Popullit që e konsideruan veprimin si flagrant pasi ndalonte emigrantët shqiptarë që të ushtronin të drejtën e votës.