Presidenti i vendit Bajram Begaj ka uruar shqiptarët me rastin e 79-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.
Begaj: Gëzuar Festën e Çlirimit Shqipëri! Nderim përjetë atyrë që me guximin, trimërinë dhe sakrificën sublime na dhuruan lirinë!
Presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë. Prej 7 prillit të vitit 1939 Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.
Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij.
Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.