7 persona janë shoqëruar në cilësinë e dëshmitarit ose personave që kanë dijeni për vrasjen e 19 vjeçarit Erjon Xhenje.
Ndërsa deri tani nuk ka asnjë të dyshuar si autor i kësaj ngjarje.
Nga administrimi i provave material dhe kamerave të sigurisë së bizneseve të zonës shihen dy persona në motorçikletë qe afrohen ndërsa njëri zbret nga motrocikleta dhe i afrohet viktimës në një distancë rreth 1 metër dhe e qëllon disa herë me pistoletë.
Në vend ngjarje policia ka gjetur 7 gëzhoja pistolete ndërsa 5 prej plumbave kanë përshkuar trupin e 19 vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend. Në momentin e atentatit viktima ishte i vetëm në tavolinë ku edhe po konsumonte një kafe.
Nga ana tjetër policia dhe grupi hetimor kanë ngritur disa pista hetimi ku nder kryesoret është konfliktet mes grupeve të ndryshme kriminale, dhe dyshimet që 19 vjeçari ka bërë pjesë në njërin nga grupet e njohura si grupet e lagjes Kiras.
Po ashtu nga dëshmitë e marra grupi hetimor nuk është arritur te sigurohen prova te mjaftueshme për identifikim i autorëve të ngjarjes.
Pak minuta pas ngjarjes është njoftuar se në lagjen ” Guerrile” të Shkodrës rreth 500 metra larg vendit te ngjarjes, në një rrugicë është gjetur duke u djegur edhe motorçikleta dhe arma e zjarrit pistoletë që dyshohet se është përdoru nga autorët më vrasje.
Nga sa mësohet 19 vjeçari ka qenë shok me Asmer Bilalin, ndërsa në raste të ndryshme ka kryer edhe mirëmbajtjen e stallave dhe kuajve të këtij të fundit.
Policia po heton edhe në lidhje me vrasjen e Ismet Çekorja e ndodhur në lagjen Kiras dhe lidhjet që viktima mund të ketë pasur me vrasjen. Ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kjo vrasje ështe në vazhden e zhinxhirit të vrasjeve mes grupeve kriminale në Shkodër.