6 shqiptarë të vrarë në Greqi? Reagon ambasada: Është në proces zbardhja e ngjarjes

Pas ngjarjes së rëndë ku mbetën të vdekur 6 persona me origjinë shqiptare në Greqi ka reaguar ambasadorja shqiptare, Luela Hajdaraga.

Pas raporteve të mediave se viktimat janë me origjinë shqiptare, Hajdaraga u shpreh se ende nuk kanë një informacion të saktë nga policia për identitetin e të vrarëve.

Akoma nuk kemi informacion të saktë nga policia, dimë që janë shtetas të huaj. Nuk është bërë ende identifikimi, është në proces zbardhja e ngjarjes”, u përgjigj ambasadorja.

Gjashtë persona mbetën të vrarë nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën pasditen e sotme në zonën e Artemis në Athinë.

CNN grek shkruan se është qëlluar ndaj një automjeti me targa gjermane, të cilat rezultuan false. Brenda në mjet janë gjetur 5 persona të vdekur, ndërsa një person i 6 i vdekur jashtë mjetit.


Shtuar 11.09.2023 21:57