Në programin ‘Abc e Pasdite’s me moderatorin Ermal Peçi ishin të ftuara Laura Xhaxhiu dhe Eliana Mitro të cilat treguan se si e presin 2022 e tyre, me qëllimet dhe punët që duan të realizojnë. Të dyja treguan se viti ka trokitur këndshëm pasi kanë qenë me njerëzit e tyre të dashur. Pjesë bisedës ishte edhe Antonia Gjoka, e cila së bashku me Elianën dhe Laurën u shprehën se nuk e kanë kaluar Covid 19.
“Unë jam partizane e ditëve të çmendura sepse ka kreativitet dhe ka ndryshim. Hera herës kam ndërmmarrë “të çmendura” për mjedisin tonë”, tha Laura.
Të lidhura
None found
“Unë dua që të plakem me të gjithë shenjat e moshës. Megjithatë jam një nga nxënëset e Laurës tek face yoga. Nuk pres që rrudhat e mia të ikin, por fytyrës sime ti jap një shkëlqim”, tregoi Eliana.
Laura pohoi më tej se ka nxjerrë 8 kategori për qëllimet që do të realizojë. Si Eliana edhe Laura kishin prioritet udhëtimet, madje treguan se kur janë larg e ndjejnë më shumë dashurinë dhe mallin që kanë me njeri tjetrin.
Ermali e pyet Elianën për marrëdhënien me bashkëshortin duke qenë se kanë 55 vite bashkë, nëse vitet zbehin dashurinë. Ajo tha se rritet përkujdesja, tregon edhe një episod shumë të bukur që i ka ndodhur me bashkëshortin xhelozie dhe dashurie bashkë.
“Kur kemi qenë larg ka ndodhur një gjë shumë e bukur, unë nuk isha në shqipëri, po kthehesha atë ditë. Ai më shkruajti një shprehje shumë të bukur dashurie, po sikur unë të isha 17 vjeç a 20 vjeç. Mbas shumë kohe, rasësisht bie telefoni i tij dhe unë se si e hap dhe e gjej atë shprehje në telefonin e tij dhe u xhelozova, pastaj e pashë që me drejtohej mua”.
Laura e mbyll me një urim dhe pritshmëri ndaj këtij viti për partnerin e saj: “ E para të gëzonte shëndet, të ndihej i përmbyshur në të gjitha dimensionet e tij dhe e treta të më donte dhe më shumë.
