50-vjeçari humb kontrollin e mjetit në Durrës, përplas çiftin e të moshuarve

Një 50-vjeçar në Durrës ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur dy këmbësorë. Ngjarja ka ndodhur sor rreth orës 14:20, në lagjen Nr. 8

B. Gj., 50 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 2 këmbësorë, shtetasit M. B., 72 vjeç dhe M. B., 68 vjeçe (bashkëshortë), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /albeu.com


Shtuar 4.10.2021 15:21