5 vjet që kur Kalaja e Tiranës, një nga monumentet më të rëndësishme kulturore, u hap për turistët

Kanë kaluar 5 vjet që kur Kalaja e vjetër e Tiranës është kthyer në hapësirën kulturore e tregtare të qytetit, ku qytetarët dhe turistët e shumtë mund të gjejnë dyqane suveniresh, mozaikë e restorante tradicionale.

Kalaja e vjetër e Tiranës i është kthyer qytetarëve si një hapësirë ku ndërthuret e vjetra me modernen, për të shërbyer si një mjedis kulinarie për gatimet tradicionale shqiptare, por edhe si një zonë për zhvillimin të artizanisë, kulturës dhe artit.

Tashmë Kalaja ka arritur të kthehet në një destinacion, dhe është ndoshta një nga vendet më të vizituara nga turistët që vizitojnë Tiranën.

Kalaja e Tiranës, ose Fortesa e Justinianit ështe e vetmja kala që ndodhet në zemër të Tiranës. Fortesa është vendi ku kryqëzoheshin rrugët kryesore të Lindje Perëndim dhe Veri-Jug dhe formonte zemrën e Tiranës. Ajo daton në vitin 1300, është 6 metra e lartë dhe i përket periudhës bizantine. Kështjella e Tiranës është afër Sheshit Skënderbej në qendër të Tiranës. Themelet e mureve te zbuluara së fundi janë përfshirë në pedonale.


Shtuar 21.12.2023 21:08