5-vjeçarja Solei dhunohet nga edukatoret në Durrës, drejtoresha nuk lejon të ëmën të marrë pamjet filmike

Pas skandalit ku një 3-vjeçare u dhunua nga edukatorja në kopshtin S”tinët” në Tiranë, një tjetër rast dhune ndaj të miturve është bërë publik.

Këtë herë ngjarja ka ndodhur në Durrës në muajin shtator.

Vogëlushja shkonte prej tre vitesh në një kopsht privat dhe është bërë viktimë e dhunës së edukatoreve disa herë.

Rasti i parë i dhunës ndaj Soleit është regjistruar në korrik, ku edukatore Mirela e kishte mbyllur në banjo dhe i kishte shkulur flokët.

Në lidhje me rastin është vënë në dijeni drejtoresha e kopshtit teksa ajo i ka thënë se në banjë nuk kanë kamera.

Rasti i dytë është regjistruar në shtator, ku edukatore Adelina e ka qëlluar me shpullë dhe shenjat e dukshme të dhunës kanë shënjuar fytyrën e brishtë të vogëlushes, sipas JOQ.

Mamaja e vajzës është shprehur se ka parë pamjet filmike të kamerave kur ndaj 5 vjeçares është ushtruar dhunë por institucioni nuk i ka lejuar t’i marrë.

Ajo ka vënë në dijeni Danielën, drejtoreshën e kopshtit për rastin teksa kjo e fundit i ka thënë se edukatore Adelina është pushuar nga puna.

Kjo e fundit i ka kërkuar falje mamasë së vajzës pasi i ka dërguar foton e shenjave të gishtave në fytyrën e vajzës.

/albeu.com


Shtuar 9.11.2023 13:20

Tags: ,