Ngrirja është një mënyrë shumë e përshtatshme dhe e lehtë për të ruajtur ushqimin, për të pasur gjithmonë diçka për të gatuar në shtëpi, por edhe për të kursyer para. Megjithatë, jo të gjitha ushqimet janë të përshtatshme për t’u futur në frigorifer.
Le t’i hedhim një sy ushqimeve që mbajmë në frigorifer dhe nuk duhet t’i vendosim kurrë në ngrirje.
Vezët
A keni vënë re ndonjëherë se vezët zakonisht nuk gjenden në seksionin e ushqimeve të freskëta të supermarketeve? Pra, nuk duhet të mendoni t’i vendosni në frigorifer. Nëse i ngrini të tëra, temperatura e ulët do të shkaktojë çarje në lëvozhgë dhe më pas veza do të prishet. Por ajo që mund të bëni është të ngrini të bardhat e vezëve. Kjo është një teknikë që përdoret gjerësisht në ëmbëlsirat.
Perime dhe fruta të pasura me ujë
Pjepri, shalqiri, luleshtrydhet, domatet, kastraveci… Të gjitha këto janë shumë të pasura me ujë dhe nuk duhen futur në ngrirje. Si marule dhe sallata të tjera jeshile. Pas shkrirjes, ato humbasin strukturën dhe shijen e tyre. Nëse keni fruta dhe perime që nuk dëshironi t’i prishni, mund të bëni smoothie të shëndetshme ose reçel frutash dhe supa me perime që mbahen në frigorifer dhe ofrojnë një vakt të shpejtë dhe të lehtë.
Karotat, selinonë, brokolin dhe bizelet mund t’i ruani edhe në ngrirje, në qese të posaçme ushqimore, nëse i gatuani fillimisht në ujë të vluar për 5 minuta. Do t’i lini të ftohen shumë mirë dhe më pas mund t’i ruani.
Djathëra të freskët dhe të butë
Djathërat e freskët (gjizë, rikota, djathë dhie, djathë barishtor, etj.) dhe djathërat e butë, si mocarela dhe brie, sigurisht që nuk mund të ngrihen. Për shkak se ato përmbajnë shumë ujë, temperatura e ulët do të ndryshojë strukturën dhe shijen e tyre dhe ato fjalë për fjalë nuk do të hahen.
Patate
Patatet, ashtu si rrepkat, nuk duhen futur në ngrirje, sepse humbasin lëndët ushqyese dhe ndryshohet struktura e tyre. Mënyra më e mirë për të ruajtur patatet është t’i ruani në një dollap të errët, larg nga nxehtësia.
Majonezë dhe krem pastiçerie
Majoneza që keni bërë duhet të konsumohet brenda pak ditësh nga frigoriferi. Nëse e vendosni në ngrirje, do të humbasë cilësinë dhe shijen dhe nuk do të hahet. E njëjta gjë vlen edhe për kremrat e ëmbëlsirave.
Më e rëndësishmja!
Asnjëherë për asnjë arsye nuk duhet të vendosim më në ngrirje një ushqim që e kemi shkrirë tashmë. Ekziston një rrezik serioz i helmimit. Për këtë arsye duhet të gatuajmë të gjithë sasinë e ushqimit që kemi shkrirë. Është një ide e mirë të ruani pjesë të vogla të ushqimit në frigorifer, në mënyrë që të përdorim saktësisht sasinë që na nevojitet çdo herë./albeu.com