5 mënyra efikase si të mos e ndjeni të ftohtin

Muaji shkurt është shumë i ftohtë, temperaturat janë të ulëta dhe ekspozimi ndaj të ftohtit është i lartë. Por kjo nuk do të thotë që, vetëm sepse është ftohtë, të qëndroni brenda.

Kur ju keni shumë ftohtë, vini në funksion këto këshilla të vogla por të vlefshme që ne do ju tregojmë, për t’u ndjerë sërish ngrohtë.

1. Vishuni mirë

Dimri kërkon veshje të mira dhe të ngrohta. Nëse vëreni që është shumë ftohtë jashtë, ju duhet të vishni sa më shumë rroba. Rreth lëkurës së trupit duhet të vishni rroba me material që ju mban ngrohtë dhe thatë, pra veshje me material sintetik. Pastaj sipër vishni triko dhe xhaketa të cilat nuk lejojnë të ftohtin të depërtojë në brendësi të trupit tuaj. Të jenë të përshkueshme nga uji, dhe që ajrosen.

2. Qëndroni pa u lagur

Pavarësisht sesa rroba ju mund të keni veshur, ato nuk bëjnë asnjë efekt nëse nuk janë të thata. Një çadër, pallto që përballon borën e shiun dhe një palë çizme dëbore, janë të nevojshme për të qëndruar të thatë.

3. Kapele të ngrohta, dorashka dhe syze dielli

Thuhet se 70% e nxehtësisë së trupit humbet përmes kokës. E besoni apo jo, kjo është punë për ju. Por një kapelë e ngrohtë në dimër, nuk është kurrë një ide e keqe. Dhe dorashkat e mbajnë duart e ngrohta, duke grumbulluar gishtërinjtë sëbashku, janë shumë efikase kundër të ftohtit . Mos harroni sytë! Syzet e diellit nuk janë domosdoshmërisht për të ftohtin, por mbrojnë sytë nga rrezet ultravjollcë.

4. Qëndroni të hidratuar

Dehidratimi është një shqetësim i vërtetë gjatë motit të ftohtë. Jo vetëm ajri i ftohtë heq lagështinë në trup, por dhe era e ftohtë. Për më tepër njerëzit nuk ndihen të etur në dimër. Këshilla jonë është të pini sa më shumë ujë dhe pije të nxehta, pasi hidratoheni dhe qëndroni më ngrohtë.

5. Lëvizni

Sa më shumë aktiv të jeni në mot të ftohtë, aq më shumë nxehtësi do të gjenerojë trupi juaj. Nëse po planifikoni të qëndroni disa orë jashtë, lëvizni sa më shumë këmbët dhe duart për të bërë të mundur qarkullimin e gjakut në gjymtyrë.


Shtuar 9.02.2023 15:59

Tags: ,