Albeu.com më poshtë do t’ju tregojë se cilat janë arsyet pse duhet ta përfshini në dietën tuaj qumështin e bajames.
1. Është ideale për dietë
Qumështi i bajames është një zgjedhje e shkëlqyeshme për dietën tuaj, pasi është shumë më pak kalori sesa qumështi i lopës. Një gotë (240ml) qumësht bajame (pa sheqer) përmban rreth 30-5 kalori, ndërsa e njëjta sasi e qumështit të plotë të lopës përmban 146 kalori. Kjo do të thotë që qumështi i bajames përmban 65-80% më pak kalori. Për vlerën e tij kalorike, është një shtesë ideale në dietën e atyre që duan të humbin peshë dhe të ndjekin një dietë me pak kalori.
2. Nuk përmban laktozë
Nuk përmban asnjë yndyrë të ngopur, kolesterol dhe laktozë, kështu që është zgjedhja më e mirë e qumështit për ata që janë intolerantë dhe kërkojnë forma alternative të qumështit. Intoleranca mund të shkaktojë një sërë simptomash të pakëndshme, të tilla si dhimbje stomaku, fryrje dhe gazra, dhe sipas studimit, prek 75% të njerëzve në të gjithë botën.
3. Është shumë ushqyes
Qumështi i bajames përmban vitaminë E, magnez, mangan, selen, kalcium dhe shpesh përmban vitaminë D. Të gjitha më lart janë jashtëzakonisht të vlefshme për shëndetin dhe trupin e njeriut në tërësi, informon albeu.com.
4. Mbron zemrën tuaj
Sipas një kërkimi shkencor, qumështi i bajames mbron zemrën tonë nga sëmundje të ndryshme dhe kontribuon në funksionimin më të mirë të tij. Vitamina D, shpesh e gjetur në qumështin e bajames, është treguar se mbron nga sëmundjet e zemrës, ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe është gjithashtu e dobishme për shëndetin e kockave dhe forcon sistemin imunitar.
5. Përmban shumë fibra
Qumështi i bajames përmban shumë fibra, duke e bërë atë të përshtatshëm për njerëzit që vuajnë nga kapsllëku. Gjithashtu, falë fibrave, konsumi i tyre ofron ndjesinë e ngopjes dhe na ndihmon të mos jemi aq të uritur./albeu.com