Një 44-vjeçar në Tiranë, ka denoncuar zhdukjen e bashkëshortes dhe të djalit pasi janë larguar nga banesa dhe nuk ka asnjë informacion.
“E. M., 44 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij, shtetasja O. R., 33 vjeçe, është larguar nga banesa, së bashku me djalin e tyre”, njofton policia.
Gjithashtu policia njofton se mbrëmjen e djeshme është vjedhur një farmaci në Tiranë.
“Më datë 31.01.2023, në mbrëmje, në një farmaci në rrugën “Teodor Keko”, një person i paidentifikuar, ka vjedhur një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.