Kriptomonedhat janë bërë një investim gjithnjë e më popullor vitet e fundit. Nëse nuk zotëroni kriptomonedha, mund të mendoni ta shtoni atë në portofolin tuaj.
Por nëse do të investoni në kriptomonedha, është e rëndësishme ta bëni në kushtet e duhura.
Ne vijim do diskutojmë katër shenja që tregojnë se nuk jeni plotësisht gati për të ndërmarrë këtë hap.
1. Mendoni se të gjitha kriptomonedhat janë njëlloj
Shumë njerëz i vendosin të gjitha kriptomonedhat në një kategori të vetme. Por e vërteta është se ka mijëra monedha të ndryshme dixhitale që mund të shtoni në portofolin tuaj. Nëse nuk keni bërë kërkime për monedha specifike, atëherë ndoshta duhet të prisni derisa të jeni në gjendje të kaloni pak kohë për të hulumtuar.
2. Nuk keni një fond emergjence
Kur investoni në kriptomonedha (ose pothuajse në çdo aset të mundshëm), ju pranoni riskun se mund të humbisni para. Kjo vlen edhe më shumë për kriptomonedhat, pasi tregu i monedhave dixhitale mund të jetë jashtëzakonisht i paqëndrueshëm (edhe më shumë se tregu i aksioneve).
Prandaj, nuk duhet të investoni në kriptomonedha derisa të keni një fond emergjence të mjaftueshëm për të mbuluar 3-6 muaj shpenzime në rast se humbisni punën.
3. Nuk jeni njohur me rreziqet
Nuk ekziston asnjë investim pa rrezik. Por kriptomonedhat mbartin rreziqe unike. Ato nuk kanë shumë kohë që ekzistojnë dhe është e vështirë të parashikohet se sa fuqi qëndruese kanë në të vërtetë. Mungesa e një historiku (ndryshe nga tregu i aksioneve që ka qindra vite që funksionon), sjell pasiguri për investitorët.
Gjithashtu, qeveritë mund të vendosin rregulla shtesë për kriptomonedhat për të bërë më të vështirë përdorimin ose tregtimin. Kjo mund të ndikojë në vlerën e tyre. Është shumë e rëndësishme që të jeni të vetëdijshëm për këto dhe rreziqe, në mënyrë që të mos merrni një vendim për të cilin mund të pendoheni.
4. Nuk keni krijuar një strategji investimi
Shumë njerëz mendojnë se kriptomonedhat kanë vend në strategjinë e tyre personale të investimit. Por nëse nuk keni zhvilluar ende strategjinë tuaj, ndoshta duhet të prisni dhe të kuptoni se për çfarë po kurseni dhe çfarë investimesh do ju ndihmojë për të arritur qëllimet tuaja.
Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.