38-vjeçari i vrau nipin 8-vjeçar, daja thirrje shtetit shqiptar: Duam varja!

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë tronditi Fierin dhe Shqipërinë, ku një fëmijë vetëm 8-vjeç u vra nga fqinji i tij, Klodian Çalamani, 39-vjeç.

Në një prononcim për mediat  daja i viktimës, ka kërkuar publikisht varjen e tij në mes të Fierit të autorit që kreu krimin e rëndë.

Deklararata:

Nga shteti kërkojmë vetëm varje. S’ka ligje. Apeli im më i madh është ma nxirr aty në mes të Fierit ma var, asgjë tjetër. Ky është apeli i fundit.

Shteti do ta marrë, do ta nxjerrë prapë. Unë nuk di gjë për motivin”, thotë Nikolin Braja me lot në sy e mjekrën që i dridhet.

Vogëlushi do të përcillet sot në banesën e fundit, teksa pranë shtëpisë së tij edhe sot janë vendosur forca të shumta policie. /albeu.com/


Shtuar 17.11.2021 09:51