379 euro rrip, Olta Xhaçka betohet mbi Kushtetutë me Salvatore Ferragamo (FOTO LAJM)

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka veshur dje, ditën e betimit te presidenti, një rip Salvatore Ferragamo, i cili kushton 379 euro.

Ministrja Xhaçka u shfaq me atë rrip, foto të cilën e ka shpërndarë dhe në Instagramin e saj.

Kjo nuk është hera e parë që ministret apo ministrat e qeverisë Rama shfaqen me rroba të shtrenjta. I kritikuar për blerje të shtrenjta nga publiku ka qenë edhe kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Ai mban veshur disa bluza që në pamje të parë duken shume modeste por nëse kërkon mbi çmimin e tyre zbulon se janë blerë me shifra tepër të larta.

Ministret e qeverisë Rama janë kritikuar edhe për shpenzime të larta jashtë vendit, sikurse ishte skandali me ish ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj e cila kishte shpenzuar 700 euro një natë në një hotel jashtë vendit./albeu.com