Një 33-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Pogradec pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij. Në mbrojtje të viktimës ka shkuar vëllai i saj i cili ka goditur me sende të forta 33-vjeçarin. Personi me inicialet D.K do të hetohet për veprën penale “Dhuna në familje”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., 33 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. Q., 35 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi shtetasi D. A., ka dhunuar fizikisht, në banesë, bashkëshorten e tij, ndërsa vëllai i bashkëshortes, shtetasi E. Q., ka goditur me sende të forta shtetasin D. A.