3 humbje jete nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, sa raste të reja u regjistruan sot

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1024 testime për Covid, ndërsa pozitiv kanë rezultuar gjithsej 41 pacientë.

Nga ana tjetër, mësohet se janë shëruar 457 pacientë ndërsa kanë ndërruar jetë e pacientë.

Bëhet fjalë për një 89 vjeçar nga Kërçova, 66 vjeç nga Shkupi dhe 55 vjeç nga Kavadari.

Numri i rasteve aktive tani ka rënë në 1566.