Foshnja e 26-vjeçares nga Komuna e Vitisë e cila ka vdekur të dielën si pasojë e infektimit me koronavirus e që po vazhdon të jetë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Foshnja është i intubuar me respirator.
Kështu ka bërë të ditur ushtruesja e detyrës së e drejtoreshës së Klinikës së Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Hajrije Ismaili e cila tha se aktualisht në këtë klinik po trajtohen edhe dy foshnja të tjera që janë negativë por që nënat e tyre janë me koronavirus.
Për këto dy foshnje Ismaili tha se kanë gjendje stabile shëndetësore.
Ismaili ka deklaruar se gjatë këtij viti në Klinikën e Neonatologjisë pozitivë kanë rezultuar 6 foshnja, prej tyre 1 ka vdekur javën e kaluar.
Në Kosovë shifra e personave të vdekur nga koronavirusi vazhdojnë të jenë dyshifrore. Brenda 24 orëve të fundit, kanë ndërruar jetë 28 persona, derisa pozitiv me COVID kanë rezultuar 920 persona.