26 humbje jete dhe 324 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, nga  2660 teste të kryera janë regjistruar 324 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 110 vetëm në Shkup.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjithashtu janë shëruar 1.176 pacientë. Fatkeqsisht kanë humbur betejën me Covid-19 26 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 153.461 raste, prej të cilëve 136.545 janë shëruar, kurse 5.042 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht janë 11.874 raste me koronavirus.


Shtuar 6.05.2021 16:11