25-vjetori i çlirimit të Kosovës/ Presidentja Vjosa Osmani pret kryeministrin Edi Rama

Këtë të hënë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryeministrin Edi Rama.

Bashkë me Ramën, ka qenë edhe ish-kryeministri i Italisë Massimo D’Alema.

Mediat janë lejuar të marrin pamje te pritja para objektit të Presidencës, ndërkohë që nuk është paraparë të mbahet ndonjë konferencë e përbashkët për media.

Rama gjatë ditës do të takohet edhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Me këtë rast, atij do t’i ndahet “Çelësi i qytetit”.


Shtuar 10.06.2024 09:38