25-vjetori i çlirimit të Kosovës/ Osmani pret në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair.

Blair erdhi në Kosovë në prag të 25-vjetorit të Çlirimit të vendit, ku sot do t’i drejtohet Kuvendit, njofton Klankosova.tv.

Pos Blair-it, Osmani ka pritur edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ka mbajtur takim brenda Presidencës.