“245 mijë lekë …”, shqiptarët të fiksuar pas targave të personalizuara, Gonxhja: Kjo kategori qytetarësh është e fiskuar pas “luksit”

Shqiptarët duket se janë të fiksuar pas targave të personalizuar, edhe pse ky shërbim futet tek ‘’fiksimet’’ e luksoze për shkak të çmimeve të shtrenjta. Në një intervistë për PanoramaTv, kreu I DPSHTRR, Bledi Gonxhe, u shpreh se në harkun kohor të një muaji ka pasur 890 aplikime për targa të personalizuara.

Targa më e shtrenjtë deri më tani është shitur për 245 mijë lekë, dhe formon emrin DARSI. Ndërsa targa më e lirë është MK 734 DE e cila ka kushtuar 100 mijë lekë. Sipas Gonxhes vetëm në muajin mars janë arkëtuar 18 milionë e 500 mijë lekë nga targat e personalizuara.

Bledi Gonxhe shpjegon se kur një person blen një targë të personalizuar nuk mund ta shesë atë bashkë me automjetin. Këto targa duhet të mbahen nga ai për tu përdorur në një automjet tjetër ose do i kthehen DPSHTRR.

Qytetarët mund të blenë edhe një targa me  makinë jo shumë të shtenjtë. Ajo që ndalohet është se nuk mund ta shesësh makinën me targë të personalizuar. Por këtë targaë mund ta mbani për vete për një makinë më të mirë. Në të kundërt targat i takojnë DPSHTRR. Ju duhet të ktheni targat. Sepse kalimi i mjetit me tagra të personalizuara, nuk do të leojhet të shitet tek një person tjerët. Targa i kthehet automatikisht DPSHTRR për tu shitur këtë kombinim. Ne mund ta mbajme një targë dhe e vendosim në makina që posedojmë, por jo ta tranferojmë tek një person i tretë.” tha Gonxhja.

Shumë prej targave do të dalin në ankand. Blendi Gonxhe, shpjegon se në ankand do të ketë emra krahinash, qytetesh apo emra të tjerë që nuk i përkasin vetëm një personi. Personazhet e Shoëbizit, sipas Gonxhes janë ndër personat më të interesuar lidhur me këto targa, duke nisur kryesisht me artistët që kërkojnë të kenë një status social shumë të dallueshëm.

Duke u ndalur tek elementët e sigurisë, Gonxhe u shpreh se në këto targa të personalizuara, kanë barkodin, hologramat që mund të këqyren vetëm nga policia.  Qytetarët mund të udhëtojnë nuk do të jetë problem kjo targë. Sipas Gonxhes janë të njoftuara të gjitha institucionet ndërkombëtare për këto targa.


Shtuar 1.04.2023 17:24