18-vjeçari del xhiro në Mirditë dhe përplaset me “Fiat”-in duke plagosur 2 persona

Në Mirditë është arrestuar një 18 vjeçar me inicialet F.M, pasi duke qarkulluar me makinën e tij tip “Audi” në hyrje të Rrëshenit, ka përplasur automjetin tip “Fiat” duke lënë të plagosur 2 shtetas me inicialet L.P dhe T.M.

Njoftimi i Plotë

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.M., 18 vjeç, banues në Mirditë, pasi në hyrje të Rrëshenit duke drejtuar automjetin tip “Audi” , ka humbur kontrollin duke goditur automjetin tip “Fiat” , ku për pasojë kanë marrë dëmtime shtetasit P.P., dhe L.P. dhe T.M.


Shtuar 6.10.2021 09:32