Trupi i një vajze të mitur është gjetur pasditen e së mërkurës në lagjen Primavale të Romës, në një qese të zezë brenda një koshi plehrash.
17-vjeçarja u vra me thikë në gjoks.
Autoritetet italiane kanë arrestuar të dashurin 17-vjeçar të vajzës.
Ai gjithashtu është i mitur dhe është marrë në pyetje mbrëmë nga autoritetet italiane.
#Roma, orrore a #Primavalle: minorenne uccisa a coltellate e lasciata in un carrello#28giugno pic.twitter.com/L2LZlowGBU
— AGTW (@AGTW_it) June 28, 2023
Sipas shtypit, një dëshmitar okular e pa atë të dilte nga pallati ku jetonte dhe ta çonte trupin në karrocë drejt koshave të plehrave, në një distancë prej rreth 350 metrash.
Gjithashtu, në ambientin e përbashkët të shtëpisë, ku i riu jeton me nënën e tij, ka gjurmë gjaku.
Sipas informacioneve të deritanishme, mund të ketë pasur një sherr i cili përfundoi në tragjedi.
La Repubblica shkruan se vajza mund të ketë mbetur shtatzënë.
Prova të tjera mund të vijnë nga kamerat e sigurisë në zonë, pamjet e të cilave hetuesit aktualisht po i shqyrtojnë me shumë kujdes./albeu.com/