17 kg heroinë poshtë maunës! Flet shoferi i arrestuar: Nuk kam asnjë lidhje!

Janë zbuluar detaje të reja nga kapja e 17 kg heroinë në Portin e Durrësit.

Në pranga ka rënë shoferi i kamionit, një 48-vjeçar nga Vlora.

Ky i fundit ka mohuar kategorikisht se ka pasur lidhje me trafikun e heroinës, duke shtuar se ishte i punësuar dhe se në Itali po shkonte për të marrë mallra.

“Nuk kam dijeni për drogën, jam i punësuar, do shkoja për të marrë mallra jashtë,”-tha shoferi i kamionit.

Heroina ishte e vendosur në depozitën e kamionit dhe u pikas nga kontrolli me skaner, pasi mjeti ishte bosh.

Shtuar 26.06.2021 21:45