VIDEO/ 16-vjeçari me armë në shkollë, nisin hetimet. Policia shpall në kërkim të atin

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për një 16-vjeçar, i cili dyshohet se  mbante armë të ftohta në shkollë, gjatë kohës që frekuentonte mësimin, dhe se shtyhej nga babai i tij për të përdorur armë zjarri.

Policia po punon për kapjen e babait të të miturit, shtetasin O. Sh., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 16-vjeçari, mbante armë të ftohta gjatë kohës që frekuentonte mësimin në shkollën e tij, si dhe shtyhej nga babai i tij, për të përdorur armë zjarri.

Gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 6 armë (pushkë, shotgun, sportive, gjysëm automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa./albeu.com


Shtuar 27.02.2024 09:25