13 të vdekur e 469 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 13 raste të reja me fatalitet si pasojë e COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 3296 testime të realizuara, 469 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 375 pacientë të shëruar.


Shtuar 12.11.2021 18:56